Lidhje

Egjipt: Mohamed Morsi presidenti i parë i zgjedhur me vota të lira


Mohamed Morsi i Vllazërisë Myslimane është shpallur president i Egjiptit në zgjedhjet e para të lira presidenciale dhe ka premtuar të punojë për bashkimin kombëtar dhe t’u përmbahet marrëveshjeve ndërkombëtare. Zoti Morsi u bëri thirrje të gjithë egjiptianëve, myslimanë dhe të krishterë, të bashkohen. Ai tha se kjo është e vetmja mënyrë për të dalë nga perudha e vështirë që nga përmbysja e presidentit Hosni Mubarak vitin e kaluar që la ushtrinë në krye të një tranzicioni kaotik.

Fitorja e grupit islamist të shtypur për një kohë të gjatë shënon fillimin e një akti të ri në dramën kryesore politike të vendit në 60 vjetët e fundit, Vllazërisë Myslimane viz-a-vi ushtrisë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Elizabeth Arrott na informon nga Kajroja, pas fjalimit drejtuar vendit që mbajti dje vonë zoti Morsi.

Në fjalimin si president i zgjedhur, zoti Morsi ofroi vizionin e gjithëpërfshirjes, në kontrast të theksuar me fushatën polarizuese nga e cila ai doli fitues.

Presidenti i parë civil i Egjiptit i zgjedhur me vota të lira, u bëri thirrje të gjithë egjiptianëve, Myslimanë dhe të Krishterë , të ndjekin projektin e Vllazërisë Myslimane për rilindjen e vendit. Zoti Mosri u zotua të luftojë sektarizmin dhe atë që ai e cilësoi si “komplot” për të shkatërruar unitetin e vendit.

Mosbesimi që mbërtheu Egjiptin gjatë fushatës vazhdoi deri në përfudimin e procesit të gjatë të njoftimit të fitores së zotit Morsi. Një masë përkrahësisht të zotit Morsi në Sheshin Tahrir shpërtheu në brohoritje kur u shpallën rezultatet. Mijëra njerëzin e mbledhur në shesh e pritën me entuziasëm rezultatin, duke valvitur flamurë dhe hedhur fishekzjarre për të shënuar fitoren.

Njoftimi se udhëheqësi islamist kishte fituar 51.7 përqind të votave e fut e Egjiptin në një rrugë të pamenduar nga paraardhësi i rij. Dikur i burgosur politik nën presidentin e përmbysur Hosni Mubarak, 60-vjeçari Morsi është personi që po e zëvendëson atë. Thousands shouted their approval, waved flags and set off fireworks to mark the victory.

Por kjo është një pozitë shumë më e dobët nga ajo për të cilën konkuroi presidenti i zgjedhur. Këshilli ushtarak të sundon Egjiptin ka marrë mbi vete fuqi ekzekutive si dhe kontrollin legjislativ, pasi shpërndau parlamentin e udhëhequr nga Vllazëria Myslimane.

Shpallja e fituesit të zgjedhjeve i dha fund një jave plot tension, në të cilën rezultatet u shtynë pasi komisioni mori në shqyrtim ankesat për manipulimin e votave nga të dy palët. Zoti Morsi dhe rivali i tij i fushatës, Ahmed Shafik, shpallën fitoren në fillim të javës dhe shumë e konsideruan periudhën e pritjes si një përplasje mes Vllazëria Myslimane dhe këshillit sundues ushtarak lidhur me balancën e pushtetit pas zgjedhjeve në Egjipt.

Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura, i cili ka udhëhequr Egjitin që nga rënia e Mubarakut në kryengritjen e vitit të kaluar, premtoi se do t’ia dorëzonte pushtetin udhëheqjes civile në fund të këtij muaji. Veprimet e tij gjatë 10 ditëve të fundit kanë hedhur dyshime mbi këtë premtim. Ja si shprehet ish kandidati presidencial, tani përkrahës i zotit Morsi, Abdullah al Ashal:

“Mendoj se këshilli ushtarak po teston vendosmërinë e popullit dhe po përpiqet të gjejnë një mënyrë për të qendruar përsëri në pushtet”.

Përkrahësit e zotit Morsi janë zotuar se do të qendrojë në Sheshin Tahrir deri sa ushtria të heqë dorë nga kompetencat që ka marrë rishtazi. Presidenti i zgjedhur ka formuar një front të bashkuar me laikët, liberalët dhe disa aktivistë që ishin në krye të të revolucionit të vitit të kaluar si sfidë ndaj vazhdimit të dominimit të ushtrisë. Zoti Morsi dha gjithashtu dorëheqjen nga pozita e tij në Vllazëria Myslimane, duke iu përmbajtur premtimit për një qeveri gjithëpërfshirëse.

Në fillim të javës, rivali i zotit Morsi, ish kryeministri Ahmed Shafik, premtoi se do të pranonte rezultatet. Por mbeten shqetësime se si do të reagojnë përkrahësit e tij. Shumë njerëz kanë shprehur frikën për ritjen e islamizmit në atë që ka qënë vendi arab më tolarant në botë.

Në përgjithësi trazirat kanë qënë shqetësimi më i madh që nga kryengritja e vitit të kaluar. Zëdhënësi i fushatës së Morsit, Gehad el Haddad u zotua se udhëheqësi islamist do ta trajtojë këtë problem drejtpërdrejt.

“Ne mund të vendosim stabilitetin në vend dhe mund ta bëjmë atë të sigurt. Po ashtu ne mund t’i plotësojmë kërkesat e popullit nga një perspektivë e re, jo nga perspektiva e regjimit të vjetër, duke shtypur”.

Por analistët thonë se historia e politikës egjiptiane shërben si paralajmërim i një lufte për pushtet mes zotit Morsi dhe ushtrisë në muajt që vinë.
XS
SM
MD
LG