Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sissi tha se ai nuk do të ndërhyjë në vendimet e gjyqësorit, një ditë pasi një gjykatë e Kajros dënoi tre gazetarë të Al-Xhazirës me shtatë vjet burg nën akuzat për mbështetje të Vëllazërisë Muslimane dhe përhapje të njoftimeve të rreme.
Zoti Sissi tha sot në një fjalim të transmetuar në television se vendimet duhet të respektohen dhe jo të kritikohen.
Dënimet me shtatë vjet, të njoftuara dje për australianin Peter Greste, kanadezo-egjiptianin Mohamed Fahmy dhe egjiptianin Baher Mohamed u bënë shkak për reagime të ashpra nga udhëheqës dhe grupe të lirisë së shtypit në mbarë botën.
Egjipti i doli në mbrojtje vendimit të gjykatës së Kajros dhe e quajti reagimin ndërkombëtar ndërhyrje në punët e brendshme.
Kryeministri australian Tony Abbott tha sot se sistemi egjiptian i drejtësisë ka të drejtë të marr vendimet e tij, por Australia është e habitur nga vendimi.