Shenja të vogla të jetës normale u rishfaqën dje në Kajro, kur trafiku filloi të lëvizte në rrugë dhe disa dyqane dhe banka u rihapën, por shefi i ushtrisë së Egjiptit paralajmëroi se situata mund të precipitonte në çdo moment.
Gjenerali Abdel-Fatah el-Sissi tha se policia nuk do të qëndrojë duarkryq ndërkohë që vendi po shkatërrohet. Ai paralajmëroi se do të përdoret forca kundër sulmeve të protestuesve anti-qeveritarë ndaj ndërtesave qeveritare dhe stacioneve policore.
Por Gjenerali Sisi tha se ushtria nuk ka synim të marrë në dorë kontrollin në vend. Ai u bëri thirrje përkrahësve të ish-Presidentit Mohamed Morsi të bashkohen me procesin politik, duke thënë se “ka vend për të gjitha palët”.
Përkrahësit e zotit Morsi marshuan drejt Gjykatës Kushtetuese në Kajro, por anuluan dy marshime të tjera të planifikuara për dje. Ata pretendojnë se përgjatë rrugëve ishin vendosur snajperë.
Po dje, Ministria e Brendshme njoftoi se 36 anëtarë të Vëllazërisë Myslimane u vunë nën kontroll me gaz lotësjellës gjatë një tentative për të shpëtuar nga burgu në Kairon veriore.