Lidhje

Mbështetësit e Vëllazërisë Muslimane në rrugët e Kajros


Ata bënë thirrje për dhënien fund të qeverisjes së mbështetur nga ushtria dhe për rivendosjen e presidentit të përmbysur, Mohamed Morsi

Mbështetësit e Vëllazërisë Muslimane dolën sot në rrugët e Kajro, duke bërë thirrje për dhënien fund të qeverisjes së mbështetur nga ushtria dhe për kthimin në pushtet të presidentit të përmbysur Mohamed Morsi.

Kjo është protesta e parë e anëtarëve të Vëllazërisë Muslimane pas disa ditësh, por si pjesëmarrja edhe intensiteti i saj, nuk kishin focën e protestave të mëparshme.

Ushtria e udhëhequr nga gjenerali Abdul Fatah al-Sissi, ka arrestuar dhjetra zyrtarë të Vëllazërisë Muslimane dhe mbështetës të saj gjatë javës së fundit, përfshi udhëheqësin shpirtëror të grupit, Mohamed Badie.

Më shumë se një mijë njerëz janë vrarë si pasojë e dhunës politike që pas rrëzimit të zotit Morsi nga pushteti. Qindra civilë u vranë kur forcat e sigurisë ndërhynë për të ndërprerë protestat masive nga përkrahësit e zotit Morsi në Kajro. Ushtria ka fajësuar Vëllazërinë Muslimane për nxitjen e dhunës dhe thotë se dhjetra forca të sigurisë janë vrarë gjithashtu.

XS
SM
MD
LG