Ekonomia e goditur egjiptiane ndërrmori disa hapa drejt normalitetit sot, mbas protestave të mëdha anti-qeveritare që kanë paralizuar shumicën e vendit që nga muaji i fundit.
Bankat janë rihapur me orar të kufizuar, disa dyqane janë hapur dhe trafiku po rikthehet në parametrat normalë.
Por situata e trazirave ka dëmtuar ekonominë, duke komplikuar përpjekjet e qeverisë për të shitur sot miliarda dollarë bono thesari dhe duke e ulur monedhën egjiptiane në nivelin më të ulët në 6 vjet përballë dollarit. Tregu i aksioneve në Egjipt u mbyll që në 27 janar mbasi pati humbje të mëdha dhe parashikohet që të jetë i mbyllur deri të dielën e ardhshme. Disa shkolla vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe transporti publik është ende jo krejtësisht funksinal.
Trazirat goditën industrinë kyçe të vendit, turizmin teksa mijëra vizitorë u larguan dhe të tjerë anuluan pushimet e parashikuara për të vizituar plazhet dhe zona të civilizimit të lashtë.
Trazirat kanë shqetësuar vendet evropiane, ndërsa një zyrtar i lartë i NATO-s paralajmëroi se situata në Egjipt dhe kudo tjetër në Afrikën Veriore mund të shtojë dyndjen e imigrantëve të paligjshëm drejt Evropës.