Lidhje

Egjiptianët demonstrojnë në Uashtington në solidaritet me protestuesit në Egjipt


Egjiptianët demonstrojnë në Uashtington në solidaritet me protestuesit në Egjipt
Egjiptianët demonstrojnë në Uashtington në solidaritet me protestuesit në Egjipt

Egjiptianët dhe arabë të tjerë zhvilluan dje protesta në Uashtington në shenjë solidariteti me protestuesit në Egjipt dhe për t’u kërkuar Shteteve të Bashkuara të ushtrojnë më shumë presion ndaj Presidentit Hosni Mubarak. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, na informon se

Një egjiptian, i cili u prezantua vetëm me emrin Ahmed, ishte mes dhjetra protestuesve që demonstronin pranë ambasadës egjiptiane në Uashington në një ditë të ftohtë dhe me re. Ai lexoi një nga shumë parullat që mbante në duar.

"Kjo thotë dinjtet, liri dhe drejtësi sociale janë ato që ne kërkojnë. Është koha të largohesh Mubarak”.

Protestuesit në Uashington thanë se besojnë se çdo tip reforme apo një qeveri e re e udhëhequr nga zoti Mubarak

"Ne nuk i duam reformat e tij. Ne duam që ai të largohet. Ne duan që i gjithë parlamenti të shpërndahet. Ne duam ndryshimin e gjithë sistemit. Ka ardhur koha. 33 vjet është një periudhë e tepërt. A s’është kështu”?

Ahmed tha gjithashtu se nuk ka mundur të kontaktojë në telefon apo në Internet familjen e tij në Egjipt që nga e marta, kur filluan protestat.

Një egjiptiano-amerikane, e cila po ashtu dha vetëm emrin, Sherin, u shpreh se beson që administrata amerikane duhet të bëjë më shumë dhe ajo e ka të qartë se Presidenti Mubarak është i interesuar vetëm të mbajë pushtetin.

Ajo tha se zyrtarët amerikanë nuk duhet të tremben nga një qeveri e re në Egjipt, edhe pse zoti Mubarak ka qënë për një kohë të gjatë aleat i Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme plot trazira që tani dominohet nga sundimtarë autokratë.

"Qartazi, Egjipti është shumë i rëndësishëm për politikën në rajon dhe Shtetet e Bashkuara kanë të bëjë shumë me çfarë po ndodh në Egjipt, prandaj është me rëndësi të protesojmë kët dhe të tregojmë solidaritetin me popullin e Egjiptit”.

Minir al-Mufti nga Arabia Saudire, i cili kaloi një pjesë të fëmijërisë në Egjipt, tha se pas Tunizisë fqinje në Afrikën e Veriut, ku revolta popullore përmbysi një tjetër president që kishte sunduar vendin për një kohë të gjatë, ky është një moment vendimtar në historinë e rajonit.

"Jam mëse i sigurt se në cilindo vend që njerëzit shtypen ata më në fund do të ngrihen në revolta. Ndoshta ky është vetëm fillimi i një vale të re të së ardhmes, dhe mund të them se është fillimi i fundit të shtypjes”.

Protestuest përgatitën pllakata të reja, kur prisnin autobuzët dhe metronë për të shkuan në një protestë tjetër para Shtëpisë së Bardhë.

XS
SM
MD
LG