Lidhje

Egjipt: muslimanët sufi do e festojnë ditëlindjen e profetit


Muslimanët sufi në Egjipt thonë se kanë në plan të vazhdojnë punën për organizimin e festimeve me rastin e ditëlindjes së profetit të tyre Muhamet, megjithë tronditjen që ka shkaktuar masakra në një xhami të Sinait, nga e cila gjetën vdekjen 305 besimtarë dhe u plagosën 128 të tjerë.

Asnjë organizatë nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e së premtes në Xhaminë Al-Rawdah. Sufitë shihen si heretikë nga militantët islamikë.

Besimtarët sufi thanë se do të shënojnë të dielën e ardhshme ditëlindjen e Muhametit në të gjithë vendin, duke përfshirë edhe xhaminë Al-Hussein të Kajros, një nga objektet më të njëhura të Islamit në Egjipt.

Me urdhër të presidentit Abdel Fattah el-Sissi, Egjipti po mban tri ditë zie për masakrën që filloi ndërsa një imam po bëhej gati të mbante predikimin. Me thirrjet Allahu Akbar, 25 deri në 30 militantë hapën zjarr dhe hodhën granata ndaj rreth 500 njerëzve që ndodheshin në xhami.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG