Lidhje

Protesta në Sheshin Tahrir të Kajros


Protestuesit kryesisht islamikë, u mbodhën për të denoncuar atë që ata e shohin si marrje të pushtetit nga sundimtarët e përkohshëm ushtarakë.

Këshilli ushtarak në pushtet në Egjipt akuzoi sot të dy kandidatët presidencialë të vendit se po rrisin tensionet duke deklaruar fitore të parakoshme, ndërsa mijëra protestues kryesisht islamik u mbodhën sot në Sheshin Tahrir të Kajros për të denoncuar atë që ata e shohin si marrje të pushtetit nga sundimtarët e përkohshëm ushtarak . Protestuesit u bën thirrje zyrtarëve të publikojnë rezultatet e vonuara të balotazhit të javës së kaluar.



Deklarata e sotme nga Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura i quan publikimin paraprak jozyrtar të rezultateve të balotazhit të “pajustifikuara” dhe shkakun kryesor të asaj që e karakterizon si “ndasi dhe konfuzion” në arenën politike të vendit. Komisioni zgjedhor ka vonuar rezultatet të cilat duhet të publikoheshin të enjten, pasi thotë se kërkon kohë për të hetuar akuzat për manipulikem nga të dy kandidatët. Zyrtarët e Vëllazërisë Myslimane kanë paralajmëruar për një konfrontim mes popullit dhe ushtrisë në se kandidati i tyre Muhammad Morsi nuk shpallet fitues. Si zoti Morsi edhe ish kryeministri Ahmed Shafiq kanë deklaruar fitore dhe përkrahësit e tyre kanë kërcënuar të reagojnë ashpër në se kandidati i tyre humbet.
XS
SM
MD
LG