Lidhje

Evropa mban të pandryshuara normat e interesit


Banka Qendrore Evropiane do të vazhdojë t’i mbajë të pandryshuara normat kryesore të interesit, ndërkohë që drejtuesi i saj ka deklaruar se një masë e tillë shoqërohet me rrezik më të madh për rritjen ekonomike në Eurozonë.

Banka vendosi sot ta mbajë interesin kryesor të kredi-dhënies në pak mbi 1 për qind, megjithëse bankierë dhe analistë financiarë kanë bërë thirrje për uljen e këtij interesi për të nxitur rritje ekonomike. Eurozona po përpiqet të zgjidhë problemin e borxhit qeveritar, në një atmosferë shqetësimesh për gjendjen financiare të Spanjës dhe mundësinë që Greqia të tërhiqet nga blloku i euros.

Britania thotë se kryeministri David Cameron dhe Presidenti Barak Obama zhvilluan mbrëmë një bisedë telefonike dhe arritën në përfundimin se vendet e Eurozonës duhet të dalin me një plan urgjent për krizën për të rikthyer besimin e konsumatorëve dhe për të stabilizuar euron.
XS
SM
MD
LG