Ekonomia amerikane krijoi vetëm 54 mijë vende të reja pune në maj, rritja më e vogël që nga shtatori i kaluar.
Raporti i sotëm nga Departamenti i Punës tregon se niveli i papunësisë u rrit me zero presje një përqind duke arritur në 9 presje 1 përqind. Shifrat çuditën shumë ekonomistë të cilët prisnin një numër më të vogël të papunësisë.
Problemet e buxhetit bënë që qeveria të shkurtonte 29 mijë vende pune. Shifrat e sotme tregojnë se gati 14 milionë amerikanë janë të papunë.