Lidhje

Ngadalësohet rritja ekonomike amerikane


Ekonomia amerikane pati një rritje më të ngadaltë në prill, maj dhe qershor, ndërsa amerikanët shkurtuan shpenzimet për konsum.

Raporti i sotëm nga Departamenti i Tregëtisë thotë se ekonomia më e madhe e botës u zgjerua me 1.5 për qind në tremujorin e dytë të vitit. Ky është një ritëm më i ngadaltë sesa muajt e parë të këtij viti dhe tepër i ngadaltë për të ndikuar tek ulja e papunësisë.

Shtëpia e Bardhë tha sot se rritja e ngadaltë nuk ishte e mjaftueshme dhe se si rezultat ka një ankth të madh lidhur me ekonominë. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney po ashtu e nxiti përsëri kongresin që të marrë disa masa që mund të ndihmojnë në forcimin më të shpejtë të ekomomisë.
XS
SM
MD
LG