Lidhje

Ekonomia e Gazës


At sunset, Ahmad and Mahmoud al Masri sit on the rubble of their family house, destroyed by Israeli strikes in the town of Beit Hanoun, in the northern Gaza Strip, Aug. 12, 2014.
At sunset, Ahmad and Mahmoud al Masri sit on the rubble of their family house, destroyed by Israeli strikes in the town of Beit Hanoun, in the northern Gaza Strip, Aug. 12, 2014.

Lufta një mujore në Gazë e ka lënë këtë territor të shkatërruar dhe ndërsa në Egjipt po zhvillohen negociata për një armëpushim të përhershsëm, paralelisht po fillojnë edhe planet për rindërtimin e Gazës.

Rindërtimi i Gazës do të kërkojë miliarda dollarë, pas dëmeve të shkaktuara gjatë luftës së muajit të fundit midis Izraelit dhe grupit Hamas. Sektori industrial i Gazës është dëmtuar rëndë nga operacionet ushtarake izraelite.

Fabrika e Wael Wadeia-s, në lindje të Gazës, në të cilën punonin rreth 200 persona, u shkatërrua në korrik, duke i lënë punëtorët dhe familjet e tyre pa të ardhura.

Fabrika, që prodhonte artikuj ushqimorë, u bombardua nga ushtria izraelite, vetëm 5 vjet pasi ishte dëmtuar edhe më parë gjatë luftës në Gazë në vitin 2009.

“Ne e rindërtuam faabrikën dhe kishim leje nga Ministria e Shëndetësisë dhe këshilli bashkiak. Kishim blerë pajisje të reja dhe i kishim instaluar. Fabrika filloi të prodhonte në mars të këtij viti”, thotë pronari i fabrikës Wael Wadeia.

Veç fabrikës së familjes Wadeia, u shkatërruan edhe 500 objekte të tjera, si fabrika dhe biznese bujqësore, me një vlerë prej 300 milionë dollarësh, sipas Dhomës së Tregëtisë të Rripit të Gazës.

Niveli i papunësisë është ngritur me 50 për qind, e barabartë me 210 mijë palestinezë në Gazë që kanë mbetur pa të ardhura.

“Numri i punëtorëve në fabrikë ishte 150 deri në 200. Ata mbanin familjen me 5 ose 10 anëtarë me të ardhurat nga paga. Vetëm një pjese prej tyre, që punonin me orë të plota po u paguajmë tani gjysëm page”, thotë zoti Wadeia.

Megjithatë, jashtë Gazës, disa i shohin shkatërrimet si një mundësi të re për investime.

Theodore Karasik, drejtor i firmës konsulente Inegma, nga Dubai, thotë se shtetet e Gjirit mund të investojnë në Gazë kur të përfundojë lufta.

“Nga sulmet izraelite janë shkatërruar pjesë të tëra të Gazës. Izraeli thotë se e ka shkatërruar gjithe rrjetin e tuneleve. Kjo situatë ndoshta hap një dritare të re mundësish për investime për rindërtimin e Gazës.”

Zoti Karasik thotë se janë spekulime zërat se plani arab për investime në Gazë është pjesë e negociatave të armëpushimit.

Izraeli është i përgatitur për investime të mëdha për rindërtimin e Gazës në shkëmbim të çarmatosjes së Hamasit, thotë ai.

“Tel Avivi dhe Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit, duan të shkojnë së bashku dhe të krijojnë një plan zhvillimi që gëzon miratimin politik të Izraelit”, thotë zoti Karasik

Ideja se Izraeli dhe shtetet e Gjirit mund të jenë duke shqyrtuar mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Autoritetin Palestinez, duke përjashtuar Hamasin, nuk është e re. Spekulime të kësaj natyre kanë ekzistuar që nga viti 2006 gjatë luftës në Liban.

XS
SM
MD
LG