Lidhje

Hetim për mashtrim kundër ish-drejtuesve të Bankias


Gjykata Kombëtare e Spanjës tha sot se do të shqyrtonte akuzat për mashtrim, vjedhje, dhe manipulim të çmimeve të aksioneve

Një gjykatë spanjolle ka filluar një hetim për mashtrim kundër ish-drejtuesve të institucionit kryesor kredidhënës Bankia, përfshirë ish-shefin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Gjykata Kombëtare e Spanjës tha sot se do të shqyrtonte akuzat për mashtrim, vjedhje, dhe manipulim të çmimeve të aksioneve kundër 33 zyrtarëve, mes së cilëve edhe Rodrigo Rato, ish-presidenti i Bankës dhe ish drejtor i FMN-së nga viti 2004 deri në 2007.

Bankia është në qendër të krizës bankare spanjolle që e detyroi Madridin të kërkojë një paketë shpëtimi prej 125 miliardë dollarësh për sistemin bankar të vendit nga vendet e Eurozonës. Huatë e dështuara për shit-blerjen e shtëpive dhe çmimet në rënie të aksioneve të Bankias, kanë zemëruar investitorët spanjollë dhe qeveria u detyrua ta marrë pjesërisht nën kontroll atë.

Bankia po kërkon 24 miliardë dollarë nga shuma e paketës së shpëtimit.
XS
SM
MD
LG