Lidhje

Shtohen huatë e këqija në Spanjë


Ministri spanjoll i Ekonomisë
Ministri spanjoll i Ekonomisë

Banka e Spanjës tha sot se bankat e vendit tani mbajnë më shumë se 200 miliardë dollarë hua të cilat kanë rrezik të mos paguhen

Huatë e këqija të mbajtura nga bankat spanjolle po rriten duke shënuar nivelin më të lartë në muajin qershor.

Banka e Spanjës tha sot se bankat e vendit tani mbajnë më shumë se 200 miliardë dollarë hua të cilat kanë rrezik të mos paguhen. Shifra është më shumë se 9 përqind e portofolit të përgjithshëm të huave, më e larta që kur banka filloi të mbante të dhënat 50 vjet më pare. Shumë nga huatë e papaguara janë nga ndërtuesit dhe interesat e tjera të huave të pasurive të patundshme.

Qeveria spanjolle tha se do të kërkojë së shpejti këstin e pare të fondit të shpëtimit prej 123 miliard dollarësh të miratuar në qershor nga vendet e eurozonës..

Ekonomia e Spanjës është në recesion dhe niveli i papunësisë është gati 25 përqind, më i lartë në vendet e industrializuara. Qeveria spanjolle ka vendosur masa për të shkurtuar deficitin, por shkurtimi i shpenzimeve ka penguar gjithashtu rritjen ekonomike.
XS
SM
MD
LG