Lidhje

Ekspertë të kundërterrorizmit takohen në Bruksel për parandalimin e sulmeve


Ekspertë të kundërterrorizmit takohen në Bruksel për parandalimin e sulmeve
Ekspertë të kundërterrorizmit takohen në Bruksel për parandalimin e sulmeve

Shefja e sigurisë e Norvegjisë thotë se me sa duket, personi i akuzuar se vrau 76 vetë javën e kaluar, ka vepruar i vetëm. Hetuesit nuk kanë gjetur fakte deri tani që të provojnë se ai ka patur lidhje me ekstremistë të tjerë.

Drejtoresha e Shërbimit të Sigurimit të Policisë Janne Kristiansen tha sot se hetuesit nuk kanë gjetur shenja para, apo pas masakrës, për një komplot në shkallë të gjerë, por ajo shtoi se ende është shumë herët për ta përjashtuar plotësisht mundësinë e komplotit. Duke e cilësuar autorin e sulmit Anders Behring Breivik si “njeri tepër negativ”, zonja Kristiansen tha se duket që ai nuk ka bashkëpunuar me persona të tjerë dhe se ka patur një jetë normale.

Ajo i bëri këto komente ndërsa ekspertë të kundërterrorizmit nga BE-ja dhe Norvegjia u takuan sot në Bruksel për të diskutuar mbi mënyrat për parandalimin e sulmeve të ngjashme me atë që vrau 76 persona javën e kaluar në Oslo. Ata shprehën shqetësimin se Brejvik, i cili ka pranuar se i ka kryer vrasjet, mund të frymëzojë njerëz të tjerë të kryejnë akte me dhunë.

Policia norvegjeze tha se po vazhdon hetimet lidhur me thënien e Breivikut se ai është pjesë e një kryqëzate më të madhe kundër imigracionit të myslimanëve në Evropë dhe krijimit të një Evrope me shumë kultura. Dje kryeministri norvegjez Jens Stoltenberg tha se po zhvillohen hetime për shërbimin e sigurisë së vendit.

XS
SM
MD
LG