Lidhje

Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet që paraqet një ajsberg i shkëputur në Groenlandë


Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet që paraqet një ajsberg i shkëputur në Groenlandë
Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet që paraqet një ajsberg i shkëputur në Groenlandë

Ekspertët kanadezë dhe evropianë po paralajmërojnë se një një ajsberg gjigand që u shkëput nga akullnaja e Groenlandës javën e kaluar kërcënon transportin dhe platformat e nxjerrjes së naftës.

Ekspetët thonë se mali i akullt mund të ndjekë të njëjtën rrugë si ajsbergu i Groenlandës që fundosi anijen legjendare Titanik në vitin 1912.

Satelitët amerikan, evropian dhe kanadezë po vëzhgojnë ajsbergun në atë që thonë se mund të jetë një rrugëtim dy vjeçar drejt oqeanit Atlantik.

Ekspertët thonë se nëse ajsbergu copëtohet, pjesët e tij po ashtu do të jenë shumë të mëdha për tu ndaluar nëse futen nëpër rrugët detare të lundrimit ose nëse pluskojnë drejt platformave naftëtare.

Akulli i shkëputur është sa katër herë qyteti ishull i Nju Jorkut, Manhatan. Një shkencëtar tha se mali i akullt ka ujë të freskët të bollshëm për të furnizuar Shtetet e Bashkuara me ujë të pijëshëm për katër muaj.

XS
SM
MD
LG