Lidhje

Sasi të mëdha eksplozivi në një banesë në Konektikat


Një sasi e madhe eksplozivi u gjet në një shtëpi në New Haven të shtetit amerikan Konektikat.

Sipas policisë pothuaj në çdo dhomë të shtëpisë kishte sasi eksplozivi por mbetet ende e paqartë se si ishte planifikuar të përdorej.

Policia mbrriti në vendngjarje pasi u njoftua për një mosmarrëveshje familjare. Në shtëpi, në atë moment, gjendeshin dy fëmijë të moshës 6 dhe 15 vjeç.

Pasquale Criscio u akuzua të enjten për posedim të paligjshëm dhe magazinim fishekzjarrësh, prodhim dhe posedim të paligjshëm të lëndëve shpërthyese dhe bombave si dhe për vënien në rrezik të jetës së të miturve.

Sipas policisë lëndët e gjetura ishin të ngjashme me ato të bombave të përdorura në ngjarjen e maratonës së Bostonit, por autoritetet thanë se ato gjithashtu mund të përdoren për të përgatitur fishekzjarre.

Shefi i zjarrfikësve John Alston i tha një gazete lokale se sasia e lëndës shpërthyese ishte aq e madhe sa "një provokim i vogël mund të hidhte në erë të gjithë lagjen".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG