Lidhje

Ekspozitë në Tiranë e piktorit Zini Veshi


Piktori i njohur Zini Veshi sapo ka hapur në Tiranë një ekspozitë pikturash, me krijimet më të mira gjatë viteve të fundit në Nju Jork.

Autori e kish hapur ekspozitën e tij të parë në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë 25 vjet më parë.

Ndërsa sot ai ndan me korrespondentin tonë Ilirian Agolli, mendime dhe emocione krejt të tjera.

Ekspozitë e piktorit Zini Veshi
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:53 0:00

Piktori Zinni Veshi sapo ka hapur në galerinë e arteve në Tiranë një ekspozitë me veprat e tij më të mira të viteve të fundit, gërshetuar me pikturat e tij më të mira në vite.

Zinni u kthye me një ekspozitë nga Nju Jorku 25 vjet pas ekspozitës së tij të parë në Tiranë.

Ai e hapi ekspozitën e tij të fundit në Tiranë në 1992 dhe tani kthehet sërish te kolegët në kryeqytetin shqiptar.

Ekspozita përfshin krijimtaria e 3 viteve të fundit në Nju Jork dhe 3 vitet e para të karrierës së tij 1986-89, që gjendet në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve.

Zinni ka marrë pjesë edhe në ekspozita kombëtare si “Onufri”, dhe “Antimigjeniane”.

Në veprat e tij të bien në sy ngjyrat e ndezura pranë toneve të errëta me spatula dhe penela të ashpër, si në një simfoni muzikore, thotë ai.

Autori thotë se u kthye në Tiranë sepse e ka qytet të dashur, së dyti sepse është luks të ekspozosh në Galerinë Kombëtare, një hapësirë e mjaftueshme profesionale, të cilën ai e vlerëson mjaft si një mundësi për artistët e zotë.

Zinni restauroi pikturën murale të xhejms fin në muret e bibliotekës së Nju Jorkut nga viti 1911. pas disa restaurimeve të dobëta ata vendosin ta rikrijonin dhe këtë detyrë të vështirë ia ngarkuan pikërisht shqiptarit Zinni Veshi.

Gjatë tranzicionit një numër jo i vogël artistësh shqiptarë u larguan në shtete të tjera, në kërkim të një jete më të mirë, ku siguruan dhe kushte normale pune, por ata asnjëherë nuk harrojnë të kthehn në vendlindje për të shfaqur krijimtarinë e tyre.


Facebook Forum

XS
SM
MD
LG