Lidhje

Elena Kagan bën betimin si anëtare e Gjykatës së Lartë


Elena Kagan bëri betimin si anëtarja e Gjykatës së Lartë Amerikane sot, duke shënuar herën e parë të historisë së kësaj Gjykate, që të ketë në përbërjen e saj tre pjestare femra, në trupën gjyqësore prej 9 anëtarësh.

Kryetari i Gjykatës Xhon Roberts drejtoi ceremoninë e betimit sot në Uashington. Famlja, miqtë e Kaganit dhe disa anëtarë të tjerë të gjykatës morën pjesë.

Kagan fitoi votën e Senatit të enjten. Dje, Presidenti Barak Obama e përshëndeti konfirmimin e Kagan dhe tha se ishte një fakt entuziazmues që për herë të parë në histori gjykata do të ketë tre anëtare femra.

Zonja Kagan do të zëvendësojë gjyqtarin që doli në pension Xhon Pol Stevens. Ajo nuk pritet ta ndryshojë ekuilibrin ideologjik të gjykatës, që ka një shumicë prej pesë anëtarësh me prirje konservatore.

XS
SM
MD
LG