Lidhje

Warren, plane për të garuar në zgjedhjet 2020


Senatorja amerikane, Elizabeth Warren, e njohur si demokrate e kahjes së majtë që ka replikuar ashpër me Presidentin Donald Trump, tha të hënën se ka formuar një komision eksplorues për të kandiduar për presidente në vitin 2020.

Senatorja e shtetit Masaçusets, publikoi një video në të cilën përshkruan vizionin e saj që synon krijimin e mundësive për të gjithë amerikanët, jo vetëm për të pasurit.

Zonja Warren tha në shtator se do të shqyrtonte me seriozitet mundësinëe kandidimit për të fituar emërimin e Partisë Demokrate dhe për të sfiduar republikanin Trump në vitin 2020.

Ajo dhe zoti Trump polemizuan shpesh gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016. Zoti Trump e ka satirizuar pretendimin e saj për prejardhjen nga fiset indigjene të Amerikës, duke iu referuar asaj si "Pocahontas".

Zonja Warren, ish-profesore e Fakultetit Juridik të Harvardit, bëri fushatë me kandidaten për demokrate për presidente Hillary Clinton në vitin 2016 dhe e sulmoi zotin Trump, duke e quajtur “njeri të pasigurt, që mendon vetëm për para”, të nxitur nga lakmia dhe urrejtja.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG