Lidhje

Tiranë: Komisioni parlamentar dypalësh miraton rekomandime për integrimin europian


Komisioni Parlamentar i Stabilizim - Asociimit Bashkimi Europian - Shqipëri zhvilloi për dy ditë në Tiranë takimin e dhjetë, ku u diskutua për reformat dhe u miratuan rekomandimet për integrimin, të cilat ishin shtyrë 3 mbledhjet e mëparshme.

Komisioni Shqiperi-BE miraton rekomandimet
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:48 0:00

Euro-deputetja Elly Schlein, Zv. kryetare e këtij komisioni, vlerësoi frymën e bashkëpunumit mes përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës në miratimin e rekomandimeve.

“Deputetët shqiptarë treguan se ka vend në Shqipëri për diskutime të matura dhe për të përmirësuar dialogun politik” - tha eurodeputetja Schlein. - Ky është një çast me rëndësi për Shqipëri dhe një dritare shprese është hapur. Ne shpresojmë vërtet që forcat politike do ta shfrytëzojnë këtë mundësi, për të ecur përpara drejt Bashkimit Europian” - euro-deputetja Schlein.

Komisioni theksoi rëndësinë e madhe që ka reforma në sistemin e drejtësisë për Shqipërinë dhe për çeljen e negociatave dhe integrimin e saj në BE.

Reforma në drejtësi ka një mbështetje të madhe nga qytetarët.

“Mbi 91 - 95 për qind e qytetarëve të anketuar presin reformimin e sistemit gjyqësor. Në këtë reformë, që po diskutohet nga komisioni i posaçëm shqiptar janë përfshirë me ndihmesa të konsiderueshme edhe institucionet ndërkombëtare. Pas miratimit së shpejti të kësaj reforme, po aq me rëndësi është zbatimi i saj nga të gjitha palët” - tha zonja Schelin.

Parlamenti Europian e ka mbështetur Shqipërinë në procesin e integrimit, së fundi edhe me rezolutën për përparimin e saj në rrugëtimin drejt BE-së.

Ai ka kërkuar përmirësimin e dialogut dhe bashkëpunimit politik dhe përmbushjen e kritereve të Shqipërisë dhe hapjen e negociatave për anëtarësim të plotë në BE.

Një pikë kthese vlerësohet miratimi i paketës kushtetuese të reformës në drejtësi, krahas sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, si dhe për mirëfunksionimin e demokracisë.

XS
SM
MD
LG