Lidhje

Piloti James Berisha kthehet në Kosovë


Piloti James Berisha kthehet në Kosovë
Piloti James Berisha kthehet në Kosovë

Piloti shqiptaro amerikan James Berisha u kthye sot në Kosovë pas pesë muajsh që kaloi i arrestuar nga autoritetet e Eritreas. Me të arritur në aeroportin e Prishtinës i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli, zoti Berisha tha se është mbajtur në kushte shumë të vështira në burg dhe kishte raste kur kishte humbur besimin se mund të lirohet ndonjëherë.

Zëvendëskryeministri Pacolli tha se negocimi me qeverinë e Eritresë për lirimin e zotit Berisha ishte shumë i vështirë.

Dje, kongresisti amerikan Eliot Engel lëshoi një deklaratë në të cilën thuhet se ai kishte punuar në prapa skenë për lirimin e James Berishës për disa muaj, ndërsa kishte falënderuar të gjithë ata që punuan për lirimin e tij.

James Berisha, shtetas amerikan, është një pilot që ka vizituar vende të ndryshme të botës në kuadër të misionit të tij "Flying for Kosovo" për t’i bindur qeveritë të njihnin Republikën e Kosovës. Pasi avioni i tij pati defekte teknike në Sudan, ai vazhdoi udhëtimin për në Eritrea me avion komercial, por më pas u arrestua dhe u mbajt në burg pak pasi arriti në Eritrea, ku kishte në plan të takohej me autoritetet e vendit. Ai u mbajt pjesën më të madhe të kohës në izolim dhe personeli i konsullatës amerikane në Eritrea kishte kontakte të kufizuara me të.

XS
SM
MD
LG