Kongresmenit amerikan Engel, iu dorëzua të premten titulli “Qytetar Nderi i Tropojës” nga kryebashkiaku i qytetit Besnik Dusha me motivacionin “Për kontributin historik në forcimin dhe konsolidimin e miqësisë Shqipëri-Shtetet e Bashkuara dhe përkushtimin e madh ndaj çështjes shqiptare”. Kongresmeni Engel, ishte i pranishëm në ceremoninë e veçantë organiziuar nga autoritetet lokale.
Kongresmeni Engel i shoqëruar nga presidenti shqiptar Ilir Meta vendosi në shenjë respekti një buqetë me lule të shtatorja e Heroit të Demokracisë Azem Hajdari, në sheshin kryesor të qytetit.
Gjatë ditës, e bija e zotit Hajdari, deputetja Rudina Hajdari, njoftoi se ajo nuk ishte ftuar të merrte pjesë në ceremonitë e parashikuara sot në Tropojë, mes të cilave dhe ajo pranë shtatores të së atit, duke bërë përgjegjës për këtë Presidentin Meta dhe kryebashkiakun Dushaj
Facebook Forum