Lidhje

Koncerti “Mos ma prek Vjosën” dhe mbrojtja e mjedisit


Në Tiranë, artistet e njohura Eda Zari dhe Elina Duni, së bashku me shumë kolegë të tjerë, po organizojnë në sheshin Skënderbej, koncertin me titull “Mos ma prek Vjosën”.

Koncerti, që zhvillohet të mërkurën në mbrëmje, synon të ndërgjegjësojë qytetarët dhe zyrtarët për shkatërrimin e lumit Vjosa nga digat e projektuara mbi të.

Artistet e njohura shqiptare Eda Zari dhe Elina Duni, së bashku me kolegun e tyre Vlashent Sata dhe disa grupe folklorike, pritet të zhvillojnë të mërkurën në mbrëmje një koncert proteste në sheshin Skënderbej në mbrojtje të lumit Vjosa.

Koncerti titullohet “Mos ma prek Vjosën” dhe synon ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe zyrtarëve për dëmet që u vijnë banorëve dhe natyrës nga ndërtimi i disa hidrocentraleve mbi këtë lum aq të rëndësishëm për Shqipërinë, rajonin dhe Europën.

Artistet kanë mbledhur rreth vetes një numër të madh veprimtarësh të mjedisit, studiues e shkëncëtarë, që mbrojnë natyrën.

Ato po ashtu kanë mbështetjen edhe të mijëra banorëve të luginës së Vjosës, të cilët janë shumë të shqetësuar se ndërtimi i disa digave mbi lumin Vjosa do të shkatërrojnë tërësisht jetën e gjallë në gjithë zonat përreth tij.

Kjo është hera e dytë që artistë dhe veprimtarë të mjedisit bëhen bashkë në mbrojtje të natyrës shqiptare.

Një vit më parë Eda Zari dhe Elina Duni zhvilluan koncerte me titullin “Mos ma prek Valbonën”, një lumë në veri të Shqipërisë, i cili rrezikohet nga ndërtimi i digave, ngjashëm me ato që priten tani mbi rrjedhën e Vjosës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG