Lidhje

Kreu i EPA-s: Vendimi për Marrëveshjen e Parisit, i guximshëm


Administratori i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Scott Pruitt, tha të premten se vendimi i Presidentit Donald Trump për tërheqjen nga Marrëveshja e Parisit për Klimën ishte “e guximshme” dhe u bëri thirrje amerikanëve të mos kërkojnë ndjesë për këtë vendim.

Pruitt tha se Presidenti “dëgjoi shumë zëra” lidhur me ndryshimet klimatike dhe e shqyrtoi paraprakisht me shumë kujdes vendimin për t’u tërhequr nga marrëveshja historike.

Zoti Pruitt nuk ju përgjigj drejtpërdrejt një pyetjeje në se Presidenti Trump beson se ngrohja globale e shkaktuar nga aktiviteti njerëzor është një shaka, siç u shpreh ai gjatë fushatës elektorale, duke theskuar se “marrëveshja është e dëshme për ekonominë amerikane”.

Kreu i Agjencisë së Mjedisit tha se Presidenti Trump la të kuptohet se do të vazhdojë ta studjojë këtë çështje dhe do të marrë vendime të tjera në të ardhmen.

Zoti Pruitt pranoi se ngrohja globale është një fenomen real dhe se “aktiviteti njerëzor ndikon tek ai në një farë mënyre.”

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG