Lidhje

Turqi: 9 vjet burg për politikanen e opozitës, për fyerje të presidentit Erdogan


Një gjykatë turke dënoi të premten një figurë të njohur të opozitës me nëntë vjet e tetë muaj burg për fyerje të presidentit dhe përhapje të propagandës terroriste.

Partia Republikane e Popullit (CHP) tha se Kanan Kaftançollu, kryetarja e degës së saj të Stambollit dhe një prej zërave më të fortë brenda partisë, nuk do të shkojë menjëherë në burg, pasi është në pritje të apelimit.

Kaftançollu akuzohet gjithashtu për fyerje të qeverisë, duke nxitur urrejtje dhe armiqësi, kryesisht me komentet në Twitter të postuara mes viteve 2012 dhe 2017.

Kaftançollu luajti rol të rëndësishëm në zgjedhjet lokale të Stambollit, ku partia CHP mori bashkinë, e cila mbahej nga Partia AK e Presidentit Erdogan dhe paraardhësit e tij islamistë gjatë 25 viteve të fundit.

Duke folur jashtë gjykatës kryesore të Stambollit pas vendimit, zonja Kaftançollu tha se nuk do të heshtë.

“Nëse vendimi i gjykatës nuk është në përputhje me ligjin dhe është i formular nga dëshirat e fuqisë politike, kjo do të thotë se në këtë vend nuk ka ligj," u tha ajo gazetarëve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG