Lidhje

Erdogan dhe Macron shkëmbejnë kritika


Presidenti turk Tayip Erdogan tha të premten se paralajmërimi i presidentit Emmanuel Macron se NATO-ja është klinikisht e vdekur, pasqyron një kuptim "të sëmurë dhe të cekët", dhe iu drejtua presidentit francez me fjalët: "duhet të kontrolloheni nëse ju jeni klinikisht i vdekur”.

Komentet u bënë shkak për një qortim të menjëhershëm nga ana e ministrisë së jashtme franceze, e cila thirri ambasadorin e Turqisë në Paris për të protestuar ndaj asaj që një këshilltar presidencial francez e quajti "fyerje".

Zoti Erdogan i bëri komentet pak ditë përpara samitit aleancës ushtarake, për të cilën zoti Macron ka thënë se po përjeton "vdekje klinike" për shkak të paparashikueshmërisë së SHBA nën Presidentin Donald Trump dhe tensionimit të marrëdhënieve me Turqinë.

Presidentët e Turqisë dhe të Francës, të cilët kanë shkëmbyer kritika mbi ofensivën ndërkufitare të Ankarasë në Sirinë verilindore, do të jenë midis udhëheqësve të NATO-s që do të takohen në një samit të aleancës transatlantike në Britani më 4 dhjetor.

"Po i drejtohem z. Macron nga Turqia dhe do ta them këtë në NATO: Jeni ju i pari që duhet të kontrolloheni nëse keni vdekur klinikisht," tha zoti Erdogan.

Presidenti Macron tha në një intervistë tre javë më parë se ka mungesë të koordinimit strategjik midis aleatëve evropianë nga njëra anë dhe Shteteve të Bashkuara e Turqisë, nga ana tjetër. Ai kritikoi gjithashtu pamundësinë e NATO-s për të reaguar ndaj asaj që ai e quajti një ofensivë e çmendur turke në veri të Sirisë.

Të Premten, zyrtarët francezë thanë se prisnin sqarime të hollësishme nga zoti Erdogan në vend të një lufte fjalësh.

"Le të jemi të qartë, këto nuk janë deklarata, ato janë fyerje," tha një këshilltar presidencial."

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG