Lidhje

Erdogan emëron dhëndrin ministër të financave


Ministër i Thesarit dhe Financave, zoti Berat Albayrak”. Kjo fjali e Presidentit Erdogan shkaktoi rënien e mëtejshme të monedhës vendase, lirës.

Vetëm pak orë pasi bëri betimin si President me pushtet të zgjeruar i Turqisë, zoti Erdogan caktoi në drejtimin e ekonomisë së vendit dhëndrin e tij.

Zoti Erdogan zhvilloi një fushatë të gjatë për zhvendosjen e sistemit kushtetues të Turqisë drejt një presidence ekzekutive. Ai tashmë premton një transformim të mëtejshëm të vendit, të cilin e ka dominuar politikisht prej 15 vjetësh.

Përzgjedhja e zotit Berat Albayrak për postin e ministrit të thesarit dhe financave ka ngjallur debate.

Mungesa në kabinetin qeveritar e emrave të mirënjohur pro-tregut shkaktoi një rënie të mëtejshme me 3% të lirës. Monedha e rifitoi vlerën e humbur brenda ditës së martë. Lira ka humbur këtë vit gati 1/5-tën e vlerës së saj përkundër dollarit.

Ndërkaq, ekonomia vazhdon të jetë çështja më delikate për zotin Erdogan.

Investitorët kanë qenë gjithnjë të shqetësuar prej tendencës së zotit Erdogan për një kontroll më të madh të politikave monetare. Caktimi i dhëndrit të tij në drejtimin e financave e përkeqëson më tej situatën.

Një ndër dekretet e para që zoti Erdogan nënshkroi sapo bëri betimin, ishte marrja e autoritetit për emërimin e guvernatorit të bankës qendrore dhe të anëtarëve të komisionit për politikën monetare.

Më parë, emërimet për këto poste bëheshin nga këshilli i ministrave.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG