Lidhje

Erdogan: Sauditët e vranë Khashogin me një operacion mizor

Jamal Khashoggin humbi jetën në një vrasje mizore të paramenduar në konsullatën saudite në Stamboll, tha presidenti turk sot në një fjalim në parlament. Presidenti Recep Taip Erdogan foli për një komplot për vrasjen e gazetarit dhe për përpjekje për të mbuluar ngjarjet me shpjegime kontradiktore.

Duke iu referuar komenteve të presidentit turk Erdogan, nënpresidenti Pence shtoi se ajo i rrëzon në sy të gjithë botës pohimet e mëparshme të regjimit saudit.

“Kjo vrasje brutale e një gazetari, e një njeriu të pafajshëm ose e një disidenti nuk do të kalojë pa një përgjigje amerikane,'' tha Pence. Ai tha se ndoshta do të ketë edhe një përgjigje ndërkombëtare.

Zëvendëspresidenti Mike Pence tha të martën se vdekja e gazetarit disident saudit Jamal Khashoggi "nuk do të kalojë pa një përgjigje amerikane" dhe se drejtorja e CIA-s është në Turqi për të shqyrtuar provat.

Zoti Pence nuk pranoi të thoshte se çfarë veprimi ndëshkues mund të ndërmarrin SHBA në përgjigje të vrasjes së gazetarit dhe kritikut saudit që shkruante për Uashington Postin, i cili vdiq më 2 tetor në Konsullatën Saudite në Stamboll. Arabia Saudite ka thënë se ai u vra gjatë një grindjeje në konsullatë.

I pyetur nëse SHBA do të sanksiononte anëtarët e familjes mbretërore të Arabisë Saudite, nëse vërtetohet se ata kanë qenë bashkëpjesëmarrës, zoti Pence tha se ky është një vendim që i takon të merret nga Presidenti Donald Trump. Ai tha se presidenti do të marrë një vendim që pasqyron vlerat dhe interesat e sigurisë kombëtare të vendit dhe gjithashtu të "sigurojë që bota do të mësojë të vërtetën."

Zoti Pence, i cili foli në Uashington në një aktivitet të organizuar nga gazeta Washington Post, tha se çfarëdo përgjigje e SHBA që presidenti do të vendosë të ndërmarrë, do të mbajë parasysh rëndësinë e marrëdhënieve të SHBA me Arabinë Saudite - një aleancë që ai tha se ekziston që nga periudha menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.

Ai nuk pranoi të thoshte nëse kishte parë ndonjë material zbulimi që e lidhte princin e kurorës saudite me vrasjen.

"Unë di se kur të kthehet drejtorja e CIA-s, ajo do të informojë presidentin, atë vetë dhe gjithë ekipin tonë për atë që kanë mbledhur turqit", tha zoti Pence për vizitën e drejtores së CIA-s Gina Haspel në Turqi.

Më herët të martën, Presidenti Recep Taip Erdogan foli në detaje për rrethanat dhe supozimet, bazuar në përfundimet e agjencive turke të zbulimit:

Turkish President Tayyip Erdogan addresses members of parliament from his ruling AK Party (AKP) during a meeting at the Turkish parliament in Ankara, Turkey, Oct. 23, 2018.
Turkish President Tayyip Erdogan addresses members of parliament from his ruling AK Party (AKP) during a meeting at the Turkish parliament in Ankara, Turkey, Oct. 23, 2018.

"Dua të flas për fatin e gazetarit Jamal Khashoggi, për të cilin e dimë tani me siguri që u vra në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Dua të jap një analizë të ngjarjeve”.

Presidenti turk Recep Taip Erdogan foli për minuta të tëra për rrjedhën e ngjarjeve që përfunduan me vrasjen e gazetarit saudit, duke përmendur kontradiktat në variantet e dhëna nga autoritetet saudite për fatin e Khashoggit.

Udhëheqësi turk iu kundërvu deklaratave të autoriteteve saudite se ishte një veprim i paplanifikuar, duke thënë se sauditët e kishin përgatitur prej ditësh vrasjen e tij.

Turkish police forensic experts arrive at a car park where a vehicle belonging to Saudi Arabia's consulate was found, in Istanbul, Turkey, Oct. 22, 2018.
Turkish police forensic experts arrive at a car park where a vehicle belonging to Saudi Arabia's consulate was found, in Istanbul, Turkey, Oct. 22, 2018.

Presidenti Erdogan dha hollësi të ngjarjeve duke filluar me ditën para se Khashoggi të shkonte në konsullatën saudite në Stamboll. Ai tha se një numër ekipesh saudite mbërritën në Stamboll për t’u takuar me Khashoggin në misionin diplomatik të Arabisë Saudite dhe çaktivizuan kamerat e sigurisë.

"E fejuara ishte me të kur mbërriti dhe më pas, kur nuk u takuan dhe nuk mori informacion, në 5:15 pasdite ajo kontaktoi autoritetet tona për të thënë se Khashoggi po mbahej kundër vullnetit të tij”.

"Nga ky moment hetimet lëvizën shumë ngadalë, pasi konsullata gëzon statusin e mbrojtjes diplomatike. Policia turke ishte e sigurtë se Khashoggi nuk kishte dalë nga ndërtesa, ashtu siç thanë fillimisht sauditët”.

"Provat e mbledhura tregojnë se Khashoggi ishte viktimë e një vrasjeje të egër," tha udhëheqësi para parlamentit turk.

Turkish President Tayyip Erdogan addresses members of parliament from his ruling AK Party (AKP) during a meeting at the Turkish parliament in Ankara, Turkey, Oct. 23, 2018.
Turkish President Tayyip Erdogan addresses members of parliament from his ruling AK Party (AKP) during a meeting at the Turkish parliament in Ankara, Turkey, Oct. 23, 2018.

Arabia Saudite pohoi javën e kaluar se Khashoggi kishte gjetur vdekjen në konsullatë, fillimisht duke e shpjeguar incidentin si një zënkë që doli jashtë kontrollit, më pas duke thënë se në përpjekje për të mos e lejuar të dilte nga ambasada, u mbajt i shtrënguar prej fyti dhe vdiq nga asfiksia.

Presidenti Erdogan tha të martën se Arabia Saudite ndërmori një hap të rëndësishëm kur pranoi se Khashoggi ishte vrarë në konsullatë, por ai pret nga udhëheqja e vendit të mbajë përgjegjës të gjithë ata që ishin të përfshirë në këtë akt. Ai tha se nuk mund t’u hidhet faji vetëm operativëve të zbulimit dhe sugjeroi që gjyqet të kryhen në Stamboll pasi akti u krye në këtë qytet.

Saudi Crown Prince Mohammed bin Salman meets with Khashoggi family in Riyadh, Saudi Arabia, Oct. 23, 2018.
Saudi Crown Prince Mohammed bin Salman meets with Khashoggi family in Riyadh, Saudi Arabia, Oct. 23, 2018.

Zoti Erdogan dha hollësi lidhur me vrasjen e kryer siç tha ai nga 15 agjentë sauditë që mbërritën në Turqi një ditë para operacionit. Ai konfirmoi hollësi të bëra publike të hënën se sauditët kishin përdorur një person të veshur me rrobat dhe syzet e Khashoggit, për të shërbyer si dublant për të krijuar përshtypjen se gazetari kishte dalë nga konsullata.

Presidenti turk tha se një ditë para vrasjes, agjentët sauditë ishin parë në dy pika të ndryshme në një pyll pranë Stambollit si dhe në një qytezë 90 km larg qytetit.

Autoritetet turke thonë se kanë bërë kërkime në këto zona por se nuk kanë gjetur gjurmë të trupit të viktimës.

Zoti Erdogan e përfundoi fjalimin me një numër pyetjesh që kërkojnë përgjigje: ku është trupi i Khashoggit, kush dha urdhër për dërgimin e ekipeve në Stamboll dhe përse Arabia Saudite dha variante të ndryshme për fatin e tij.

This image taken from CCTV video obtained by the Turkish newspaper Hurriyet and made available on Oct. 9, 2018 claims to show Saudi journalist Jamal Khashoggi entering the Saudi consulate in Istanbul, Oct. 2, 2018.

Khashoggi kishte shkuar në konsullatë për të marrë dokumenta për celebrim. Atë e priste përjashta konsullatës e fejuara, Hatice Cengiz, shtetase turke.

A still image taken from CCTV video and obtained by TRT World claims to show Saudi journalist Jamal Khashoggi, highlighted in a red circle by the source, as he stands with his fiancee Hatice Cengiz outside the Saudi Arabia's Consulate in Istanbul, Turkey

Sauditët kanë thënë se një operativ i tyre me banim në qytet e ka zhdukur trupin. "Kush është ky operativ" pyeti presidenti turk.

FILE - CIA Director Gina Haspel addresses the audience as part of the McConnell Center Distinguished Speaker Series at the University of Louisville, Sept. 24, 2018, in Louisville, Kentucky.
FILE - CIA Director Gina Haspel addresses the audience as part of the McConnell Center Distinguished Speaker Series at the University of Louisville, Sept. 24, 2018, in Louisville, Kentucky.

Drejtoresha e CIA-s, Gina Haspel ndodhet në Turqi për të mësuar nga zyrtarët turq mbi ecurinë e hetimeve. Të hënën Presidenti Trump tha se nuk është i kënaqur nga shpjegimet që ka marrë për incidentin dhe se shpreson të mësojë më shumë së shpejti.

Presidenti Trump ka thënë se Arabia Saudite do të ndeshet me pasoja nëse vërtetohet se është përgjegjëse për vdekjen e Khashoggit, por duke shtuar se nuk ka në plan të bëjë gjë që rrezikon marrëveshjen e armëve me Riadin.

Mbreti saudit Salman and dhe djali i tij, princi i kurorës, u takuan në Riad me familjen Khashoggi, siç njoftojnë agjencitë e lajmeve. Ndër pjesëtarët e familjes Khashoggi ishte edhe djali i gazetarit, Salah bin Jamal Khashoggi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG