Lidhje

Takim i BE-së, diskutohet për BREXIT-in dhe emigrantët


Kryeministri italian Paolo Gentiloni vlerësoi të premten “vullnetin e mirë” që ka treguar kohët e fundit qeveria britanike në negociatat e BREXI-it, por paralajmëroi se faza e dytë ka për të qenë “shumë e ndërlikuar”.

Këto komente ai i bëri në takimin e kryetarëve të shteteve të Bashkimit Europian në Bruksel.

Lidhur me çështjen e imigrantëve, zoti Gentinoli përsëriti se asnjë vend anëtar i BE-së nuk duhet të ndjejë se ka autoritetin për të shmangur planin e BE-së për pranimin e imigrantëve, për t’i ardhur në ndihmë Greqisë dhe Italisë, që kanë pranuar në vendet e tyre një numrë të madh imigrantësh.

Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia, patën votuar kundër kuotave për pranimin e imigrantëve, por kishin detyrimin ligjor që të pranonin refugjatë, ngaqë vendimi ishte marrë me shumicë votash nga pjesa tjetër e vendeve anëtare.

Hungaria dhe Polonia ende nuk kanë marrë refugjatë sipas planit, ndërsa Republika Çeke ka marrë vetëm 12 vetë.

Së fundi, zoti Gentiloni tha se Italia po nxit integrimin më të thellë ekonomik dhe monetar brenda eurozonës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG