Lidhje

Vazhdon të tkurret ekonomia e Eurozonës


Statistikat e publikuara sot tregojnë se PPK në bllokun me 17 vende u tkurr me 0.2 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm

Evropa po i afrohet recesionit, ndërsa ekonomia e saj u tkurr në tremujorin e dytë të këtij viti, prill-qershor, pasi nuk dha shenja zhvillimi në tremujorin e parë.

Bashkimi Evropian tha sot se ekonomitë e Eurozonës me 17 vende dhe të bllokut më të gjerë, BE-ja me 27 vende, u tkurrën me 0.2 për qind në tremujorin prill-qershor, krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Gjermania, ekonomia më e fuqishme e eurozonës, u rit më shumë se parashikimi, me 0.3 për qind, ndërkohë që kriza e borxheve qeveritare ka zhytur në recession 7 vende tëtjera të bllokut.

Franca njoftoi se zhvillimi mbeti në vend-numëro për të tretin tremujor me radhë. Banka Qendrore e Francës parashikoi javën e kaluar se ekonomia do të tkurrej pak në periudhën korrik-shtator.

Shumica e qeverive evropiane kanë zbatuar shkurtime jopopulloore shpenzimesh në përpjekje për të ulur deficitet, por masat e ashpra financiare kanë ngadalsuar zhvillimin ekonomik.
Ekonomia greke, në vitin e pestë të recesionit, vazhdon të tkurret ndjeshëm.

Athina tha sot se ekonomia e saj u tkurr për të nëntin tremujor rradhazi, duke rënë në 6 presje 2 përqind pas një rënie edhe më të lartë në fillim të vitit.

Javën e kaluar, qeveria greke e zhytur në borxh njoftoi se niveli i papunësisë në vend ishte në rekordin e 23 përqindëshit.

Ekonomia greke ka patur problem ndërsa kreditorët ndërkombëtarë kanë kërkuar vendosjen e masave shtrënguese për të ulur defiçitin, në këmbim të ndihmës prej 295 miliardë dollarëshe. Udhëheqësit grek nuk e kanë plotësuar edhe listën e shkurtimeve të reja prej 14 miliardë dollarësh që duhet të bëjnë për të siguruar këstin e ri në shtator e për të mënjanuar falimentimin.

Problemet financiare të Greqisë janë bërë shembull negative. Në fushatën presidenciale amerikane sfiduesi republican Mitt Romney than ë një miting gjatë fundjavës se pa reforma financiare, Shtetet e Bashkuara mund të bëhen si Greqia.
XS
SM
MD
LG