Udhëheqësit e katër ekonomive më të mëdha eurozonës, për herë të parë, ranë dakord për mbështetjen e planeve për shpenzime të reja në përpjekje për të rritur ekonominë e dobët të rajonit.
Pas takimit të sotëm në Romë, kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti francez Francois Hollande, kryeministri italian Mario Monti dhe kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ranë dakord që të bëjnë përpjekje për miratimin e një pakete prej 163 miliardë dollarë për të nxitur rritjen ekonomike në takimin evropian që do të zhvillohet javën e ardhshme në Bruksel.
Deri tani, zonja Merkel ishte në favor të masave shtrënguese si rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës së borxheve që ka përfshirë vendet e Eurozonës. Por ajo kishte presion të madh nga presidenti francez, presidenti amerikan Barak Obama dhe të tjerët për të promovuar rritje ekonomike, për të qetësuar tregjet financiare botërore dhe për të kufizuar ndikimin e krizës së eurozonës në ekonominë globale.