Lidhje

Evropa rifillon imunizimet me AstraZeneca, fushatë për besimin e publikut


India vaccine2

Evropa bëri thirrje për rifillimin e imunizimeve pas deklaratave të rregullatorëve të BE-së dhe Britanisë se përfitimet nga vaksina e AstraZeneca-s i tejkalojnë rreziqet dhe pas mbështetjes që Organizata Botërore e Shëndetësisë i dha kësaj vaksine.

Pas dhënies fund të pezullimit të vaksinës nga më shumë se dhjetë vende, tani fillon fushata për forcimin e besimit të publikut, si tek vaksinat ashtu edhe tek rregullatorët, të cilët janë në qendër të vëmendjes si asnjëherë më parë, ndërkohë që koronavirusi po përhapet me variante të reja dhe numri i vdekjeve në botë e ka kaluar shifrën 2.8 milion.

Të paktën 13 vende evropiane ndaluan administrimin e vaksinës pas raporteve për një numër të vogël çrregullimesh të gjakut. Më shumë se 55 milion njerëz janë vaksinuar me doza nga të gjithë prodhuesit në BE dhe në Zonën Ekonomike Evropiane (EEA), e cila lidh 30 vende evropiane.

Pezullimi i AstraZeneca-s e ngadalësoi fushatën e imunizimit në të gjithë Bashkimin Evropian prej 27 vendesh, i cili po mbetet prapa ish-vendit anëtar, Britanisë, dhe Shteteve të Bashkuara.

Udhëheqësit e Evropës thonë se është e nevojshme të përshpejtohet vaksinimi, tani që vdekjet në BE e kanë kapërcyer shifrën 550,000 dhe kur janë imunizuar më pak se një e dhjeta e popullsisë së bllokut. Komentet vijnë gjiuthashtu në një kohë kur ka shenja në rritje të një vale të tretë të infeksionesh.

Gjermania, Italia dhe vendet e tjera, përfshirë Indonezinë, filluan të premten të administrojnë vaksinat që kishin pezulluar pas hetimit të rregullatorit të barnave të BE-së, i cili identifikoi rreth 30 raste të rralla të mpiksjes së gjakut në tru nga 20 milion njerëz që morën AstraZeneca-n në Britani dhe BE.

Rregullatori shëndetësor i Francës, megjithatë, rekomandoi që vetëm personat mbi 55 vjeç duhet ta marrin vaksinën AstraZeneca për shkak të shqetësimeve se të rinjtë janë më të rrezikuar nga mpiksjet, ndërsa Lituania do t'i lejojë njerëzit të zgjedhin vaksinën që duan.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) arriti në atë që e quajti një përfundim të qartë se përfitimet që sjell vaksina në mbrojtjen e njerëzve nga vdekja ose nga shtrimi në spital i tejkalojnë rreziqet e mundshme.

Megjithatë, EMA tha se një lidhje midis incidenteve të rralla të mpiksjes së gjakut në tru dhe vaksinës nuk mund të përjashtohet përfundimisht dhe se ajo do të vazhdojë hetimin, po ashtu si edhe Agjencia Rregullatore e Barnave (MHRA).

"Kjo është një vaksinë e sigurt dhe efektive," tha Drejtori i EMA-s Emer Cooke të enjten. "Po të isha unë, do të vaksinohesha që nesër".

Të premten, Finlanda pezulloi përdorimin e vaksinës ndërsa po heton dy raste të mundshme të mpiksjes së gjakut. Vlerësohet se hetimi do të zgjasë të paktën një javë.

OBSH-ja tha të premten se të dhënat nuk tregojnë ndonjë rritje të përgjithshme të rasteve me mpiksje gjaku. Ajo tha se do të vazhdojë të monitorojë çdo efekt anësor.

Kjo erdhi pas shqyrtimit të komitetit të tij këshillimor të vaksinave.

Gjermania e rifilloi administrimin e vaksinës AstraZeneca të premten në mëngjes pas një pezullimi tre-ditor ndërsa ministri i shëndetësisë i vendit paralajmëroi se në Evropë nuk ka vaksina të mjaftueshme për të frenuar një valë të tretë të infeksioneve me koronavirus.

"Ne mund ta rifillojmë vaksinimin me AstraZeneca por me maturi, me mjekë të informuar dhe qytetarë të arsimuar siç duhet," tha Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.

Në Itali, ku Kryeministri Mario Draghi tha se vendi po rifillonte vaksinimet me AstraZeneca, rreth 200,000 vaksinime ishin vënë në pritje, duke ua lënë rajoneve detyrën për riplanifikimin e tyre.

Organizatorët e Kryqit të Kuq në qendrën e vaksinimit në Termini të Romës thanë se njerëzit kishin ardhur për të marrë vaksinën shumë më përpara orës së planifikuar.

"Punët këtu po vazhdojnpë me shpejtësi ... Kjo na tregon se njerëzit duan të vaksinohen dhe ata ende kanë besim te kjo vaksinë e mirë AstraZeneca," tha koordinatori i shërbimit shëndetësor të Kryqit të Kuq, Valerio Mogini.

"Kam pasur disa dyshime, por posa u konfirmua çertifikimi i vaksinës, ne vendosëm ta bëjmë; ne u besojmë atyre dhe jemi të qetë," tha 24-vjeçarja Federica, me profesion mësuese, ndërsa priste të vaksinohej në Milano.

Spanja do të rifillojë imunizimet nga e mërkura dhe Hollanda gjithashtu.

Edhe Kanadaja i dha mbështetjen e saj vaksinës edhe pse Danimarka dhe Suedia megjithëse Danimarka dhe Suedia thanë se kishin nevojë për më shumë kohë për të marrë një vendim.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG