Lidhje

Mark Zuckerberg do të dëshmojë në Kongres


Shefi ekzekutiv i Facebook-ut Mark Zuckerberg do të dëshmojë brenda disa ditëve përpara një komisioni të kongresit lidhur me skandalin e privatësisë që ka tronditur kompaninë e mediave sociale.

Më 11 prill, Mark Zuckerberg do të dëshmojë përpara Komisionit të Energjisë dhe Tregtisë së Dhomës së Përfaqësuesve, rreth kompanisë britanike të konsulencës “Cambridge Analytica”. Kjo e fundit përdori të dhëna të dhjetra milionë përdoruesve të Facebook-ut për të ndikuar votuesit në zgjedhjet amerikane.

Kompania u pajtua nga njerëzit e fushatës presidenciale të Donald Trump-it, që e paguan atë rreth 6 milionë dollarë.

Kryetari i komisionit tha se gjatë seancës dëgjimore shpresohet të "hidhet dritë mbi çështjet kritike që lidhen me të dhënat e privatësisë së konsumatorëve si dhe të ndihmohen të gjithë amerikanët të kuptojnë më mirë, se çfarë ndodh me informacionet e tyre personale në internet".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG