Lidhje

Ndikimi i moshës së babait tek fëmija


Sa më i moshuar të jetë një njeri kur bëhet babai i një fëmije, aq më shumë ka të ngjarë që ai të shkaktojë tek fëmija mutacione të dëmshme, si për shembull ato që çojnë në zhvillimin e autizmit

Sa më i moshuar të jetë një njeri kur bëhet babai i një fëmije, aq më shumë ka të ngjarë që ai të shkaktojë tek fëmija mutacione të dëmshme, si për shembull ato që çojnë në zhvillimin e autizmit.

Ndërkohë që diçka e tillë dyshohej qysh më parë, shkencëtarët në Islandë kanë përcaktuar masën e rrezikut. Sipas studimit të tyre, një fëmijë mesatar i lindur prej një babai 20-vjeçar trashëgon 25 mutacione të rastësishme, ndërsa fëmija i një 40-vjeçari kishte 65 mutacione të tilla.

Sipas këtij studimi, mosha e nënës nuk ka shumë efekt mbi rrezikun e autizmit, por në rastin e nënave më të vjetra ka më shumë gjasa që fëmija të jetë me sindromin Down.

Zbulimi mund të ndihmojë në shpjegimin e rritjes së rasteve të diagnostikimit të autizmit në Shtetet e Bashkuara, ku gjithnjë e më shumë njerëz – si burra dhe gra – zgjedhin të presim për të patur fëmijë.

Studimi i kompanisë deCODE Genetics u botua në internet nga revista Nature.
XS
SM
MD
LG