Lidhje

Fauci u bën thirrje amerikanëve të qëndrojnë në shtëpi


Eksperti kryesor amerikan për sëmundjet ngjitëse, Anthony Fauci, po u bën thirrje amerikanëve që të vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar edhe më tej për të ngadalësuar përhapjen e virusit vdekjeprurës, duke thënë se vetizolimi do të ndihmojë në shpëtimin e jetëve. Ndërsa Uashingtoni po përballet me kritika në rritje, Presidenti Doanald Trump u ka bërë thirrje amerikanëve që të mos blejnë ushqime me shumicë dhe furnizime të tjera, duke thënë se dyqanet ushqimore do të qëndrojnë të hapura. Korrespondetja e Zërit të Amerikës Cindy Saine sjell më shumë hollësi.

Disa amerikanë u kthyen në panik nga Evropa përmes skenash kaotike dhe rradhëve të gjatapër matjen e temperaturës në aeroporte, ndërsa të tjerë blenë me shumicë ushqime dhe furnizime thelbësore. Presidenti Trump u mundua të qetësojë njerëzit. “Nuk është e nevojshme të bleni kaq shumë”.

Pas përballjes me kritika për disa javë vonesa për të patur të disponueshëm gjerësisht në vend testimin për koronavirusin, Zëvendëspresidenti Mike Pence dhe pjestarëtë tjerë të ekipit drejtues, thanë se vëmendja për testetështë tek të moshuarit dhe punonjësit e shëndetit.

Eksperti kryesor amerikan për sëmundjet infektive, Anthony Fauci tha se më shumë amerikanë duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar infektimin e të moshuarve dhe individëve me sëmundje të tjera.

“Ajo që duhet bërë është veprimi krejt ndryshe nga e zankonshmja. Njerëzit duhet të qetësohen.”

I pyetur se sa kohë do të duhet që Amerika të kthehet në rrjedhën normale, ai u përgjigj:

“Disa javë deri në disa muaj me siguri.”

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një paketë gjithpërfshirëse për qasjen ndaj koronavirusit. Aty përfshihet testimi për të gjithë, sidhe do të ofrojë leje të zgjatur me pagesë për miliona amerikanë në nevojë. Nancy Pelosi është Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve.

“Ishte e rëndësishme për ne që të reagonim rreth shifrave dhe se çfarë po ndodh në vend. Ishte i nevojshëm miratimi i legjislacionit.”

Presidenti ka shprehur mbështetje për legjislacionin në fjalë ndërsa pritet që Senati ta marrë në shqyrtim këtë javë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG