Lidhje

Dr. Fauci: Koronavirusi në SHBA, ende në "fazën e përshkallëzimit"


Eksperti i qeverisë amerikane për sëmundjet, Anthony Fauci thotë se Shtetet e Bashkuara janë ende "fazën e përshkallëzimit" koronavirusit. Fauci, ekspert i njohur i sëmundjeve infektive, i bëri komentet një intervistë me shefin ekzekutiv kompanisë Facebook, Mark Zuckerberg.

Dr. Anthony Fauci, i cili njihet si eksperti kryesor i vendit për sëmundjet ngjitëse, është marrë kaluarën me terapitë dhe vaksinën për Sidën si dhe me epidemi tjera. Ai është aktualisht anëtar i grupit punës ngritur nga Shtëpia e Bardhë për frenimin e koronavirusit.

Anthony Fauci, ekspert i qeverisë amerikane për sëmundjet

"Se sa kohë do duhet për një kthesë çështjen e koronavirusit, kjo do varet shumë nga suksesi do kemi frenimin dhe zbutjen e përhapjes tij,” tha ai një bisedë me kreun e kompanisë Facebook, Mark Zuckerberg.

Nëse virusi lejohet përhapet i papenguar, do shohim se piku i tij do jetë tepër, tepër i lartë, i cili pas do fillojë zbritjen.”

Ai tha se e gjithë kjo nuk do jetë e lehtë për shoqërinë, por nëse frenimi dhe zbutja bëhet me sukses, minimumi koronavirusi do zgjasë disa javë.

Dr. Fauci tha se rinjtë vërtet preken pak por kanë përgjegjësi për mos e përhapur sëmundjen tek tjerët.

"Ata janë rinj mendojnë se janë disi paprekshëm. Edhe unë sigurisht ashtu ndihesha kur isha shumë i ri. Vërtet mund je i paprekshëm për disa gjëra, por edhe pse ka pak gjasa sëmuret rëndë, çdo i ri ka përgjegjësi jo vetëm për veten, por për shoqërinë përgjithësi, veçanërisht për ata njerëz janë ekspozuar.”

Dr. Fauci foli edhe për ndikimin e motit frenimin e koronavirusit:

" përgjithësi, sëmundjet prekin rrugët e frymëmarrjes si gripi dhe viruset e ftohurit zakonshëm, kanë prirjen përhapen mirë mot ftohtë dhe thatë. Kur vjen moti i ngrohtë dhe i lagësht, njerëzit dalin jashtë, nuk rrinë brenda. Dhe viruset përgjithësi e pëlqejnë motin e ftohtë e thatë, se sa ngrohtin. Ky është fakt. rastin e tanishëm, meqenëse ky është një virus fare i ri, ne nuk kemi një ide nëse ai do ndjekë njëjtin model.”

Për shumicën e njerëzve, koronavirusi i ri shkakton vetëm simptoma buta si ethe dhe kollë. Tek disa, veçanërisht moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore, mund shkaktojë sëmundje rënda, si pneumoni.

Shumica dërrmuese e njerëzve shërohen. Sipas Organizatës Botërore Shëndetit, njerëzit me simptoma buta shërohen rreth dy javë, ndërsa ata e përjetojnë rëndë mund t’u duhen tre deri gjashtë javë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG