Lidhje

FBI identifikon të dyshuarit e vjedhjes në muzeun e Bostonit


)
)
FBI-ja thotë se ka identifikuar të dyshuarit në vjedhjen në vitin 1990 të veprave artistike me një vlerë prej gjysmë miliard dollarësh nga Muzeu Isabella Stewart Gardner në Boston.

Agjenci special i Byrosë Federale të Hetimeve Richard Deslauriers thotë se të dyshuarit i përkasin një organizate kriminale me bazë në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara por nuk dha hollësi të mëtejshëm për të dyshuarit.

Ka një shpërblim prej 5 milion dollarësh për çështjen që përfshin 13 piktura, përfshirë kryevepra nga Rembrandt, Vermeer, Degas dhe Manet. Ajo ishte vjedhja më e kushtueshme e artit në historinë e SHBA.

Agjentët federalë besojnë se arti i vjedhur 23 vjet më parë u dërgua menjëherë më pas në rajonin e Filadelfias dhe Connecticut dhe u ofrua për shitje mbi një dekadë më parë.
XS
SM
MD
LG