Lidhje

FBI-ja arreston pesë persona nën dyshime për komplot


Byroja Federale e Hetimeve tha se ka arrestuar pesë persona nën dyshimet se kanë bërë komplot për hedhjen në erë të një ure afër qytetit Klivëlend në Ohajo.

Një zyrtar i Departamentit të drejtësisë përmes një deklarate sot tha se mbrëmë anëtarët e njesisë anti terroriste të FBI-së kanë arrestuar pesë burra.

Një akuzë penale e dorëzuar në gjyjkatën e distriktit në Klivëlend ka identifikuar tre nga të dyshuaris si “anarkistë të vetë-shpallur”. Autoritetet thonë se tre burrat kishin shqyrtuar një numër komplotesh gjatë në muajt e fundit.

XS
SM
MD
LG