Lidhje

Nëndrejtori i FBI-së do të largohet nga detyra

Nëndrejtori i FBI-së Andrew McCabe, që ka qenë në qendër të kritikave të Presidentit Donald Trump dhe republikanëve të Kongresit gjatë vitit të kaluar, ka në plan të dalë në pension në 2018-ën sipas “The Washington Post”.

49 vjeçari McCabe ka qenë drejtor në detyrë i FBI-së pasi zoti Trump shkarkoi ish-drejtorin, James Comey në maj. Sipas gazetës, zoti McCabe ka në plan të largohet nga detyra, sapo të plotësojë vitet e punës që ia bëjnë të mundur të marrë pension të plotë në mars.

Pak pasi u botua artikulli, Presidenti Trump që po kalon pushimet e dimrit në Florida, tha: “Nëndrejtori i FBI-së Andrew McCabe po nxiton që të dalë ne pension me përfitime të plota. Edhe 90 ditë të tjera?!!!"

Zoti McCabe është kritikuar nga republikanët për shkak të hetimit të FBI-së për çështjen e emaileve të ish-kandidates demokrate për Presidente Hillary Clintons si edhe të bashkëpunimit të mundshëm mes fushatës së zotit Trump në vitin 2016 dhe Rusisë.

This item is part of
XS
SM
MD
LG