Lidhje

Felaj: Të kthyerit nga Siria, në vemendje të agjencive të inteligjencës


Intervistë me kryetaren e komisionit parlamentar për Sigurinë Ermonela Felaj
please wait

No media source currently available

0:00 0:07:51 0:00

Zonja Ermonela Felaj ndodhet në SHBA për të marrë pjesë në një forum të Kongresit amerikan për çështje të sigurisë dhe inteligjencës.

E pyetur se sa po e ndjek qeveria e Shqipërisë çështjen e familjarëve të ISIS-it të bllokuar në Siri, për të cilën pati mjaft debate disa muaj më parë, ajo tha se agjencitë e inteligjencës kanë qenë vijimisht në ndjekje të problemit.

Zonja Felaj tha se shumica e atyre që kanë shkuar në Siri, luftëtarë të huaj apo familjarë tyre, një pjesë janë rikthyer dhe kanë qenë vazhdimisht në vemendje të shërbimeve të inteligjencës, në mënyrë që radikalizimi i tyre të mos vijojë te persona të tjerë.

Zonja Felaj foli edhe për paketën “Anti-shpifje” të paraqitur nga qeveria në parlament e cila që ka ngjallur kritika nga institucionet e specilizuara ndërkombëtare si dhe nga mediat vendase.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG