Lidhje

Kujdesi ndaj fëmijëve me diabet në Shqipëri


Në Shqipëri jetojnë mbi një mijë e 500 fëmijë e të rinj me diabet, por kujdesi ndaj tyre është i pakët, ndërsa mjekimet janë të shtrenjta. Kjo është vetëm pjesa e njohur e përhapjes së sëmundjes, sepse matje dhe statistika të sakta ende nuk ka.

Prindër dhe mjekë të kësaj bashkësie diskutuan sot në një tubim mbi nevojat përherë në rritje të fëmijëve me diabet dhe kërkuan nga autoritetet rimbursimin e premtuar të fishave matëse të diabetit.

Shoqata “Fëmijët dhe të Rinjtë me Diabet” zhvilloi sot në Tiranë një tubim me prindër, mjekë dhe veprimtarë vullnetarë, ku u diskutua mbi pomat e insulinës dhe mbi përhpjen e diabetit në Shqipëri.

Pajisja e re prodhim amerikan lehtëson jetën e personave me diabet, duke përmirësuar glukozën në gjak dhe parandalon hipo dhe hiper-gliceminë, si dhe komplikacione të tjera në shëndetin e tyre.

Fëmijë e të rinj me diabet, prindër, mjekë dhe pjestarë të tjerë të kësaj bashkësie që rritet cdo ditë folën për të drejtat dhe nevojat që kanë individët me diabet për të jetuar një jetë në dinjitet dhe gjithëpërfshirëse.

“Shqipëria ka aktualisht 1500 fëmijë e të rinj që vuajnë dhe që shtohen për ditë nga diabeti, por ndërgjegjësimi i popullatës, administratës dhe autoriteteve shëndetësore për këtë sëmundje është ende i ulët” - thotë Asim Toro, kryetar i shoqatës “Fëmijët dhe të Rinjtë me Diabet në Shqipëri”.

Premtimet e pambajtura për rimbursime të fishave dhe pajisjeve për fëmijët me diabet bëjnë që përballja e tyre me realitetin të jetë e vështirë dhe një sfidë e vërtetë dhe veprimtaritë ndërgjegjësuese përherë e më të domosdoshme.

Fëmijët dhe të Rinjtë me Diabet në Shqipëri kërkojnë vazhdimisht mbështetje, por ata pohojnë se ndihma e autoriteteve është e pamjaftueshme dhe nënvlerësimi i situatës rëndon shëndetin e tyre.

Përmes peticionesh dhe veprimtarish të ndryshme ata kërkojnë të rimbursohen fishat e diabetit, por deri nuk kanë arritur të tërheqin fonde dhe interesimin e administratës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG