Gjendja e fermerëve dhe Ligji i ri për Fermat
Teaser: Ligji për Fermat është në plan të rinovohet në vitin 2018, në një mjedis ekonomik të pasigurtë për fermerët.
((INTRODUCTION)) Në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 patën ndikim të madh votuesit nga shtresa e punonjësve të zonave rurale në brendësi të vendit, ku shumë njerëz e ndjenin veten të neglizhuar nga ligjvënësit. Në këto zona ekonomia varet kryesisht nga bujqësia. Për këtë arsye, "Akti i Bujqësisë i vitit 2014", apo siç po quhet sot "Ligji për Fermat" është një ligj që prek drejtpërdrejt banorët e asaj zone. Ligji për Fermat është në plan të rinovohet në vitin 2018, në një klimë ekonomike të pasigurtë për fermerët, si dhe për politikat që do t'i japin atij formë.
Moti është faktori që ndikon tek puna në fushë gjatë ditës e fermerit Gerald Thompson.
Por shqetësimi për drejtimin politik të vendit e mban atë zgjuar gjatë natës…
“Për mua, ne jemi një shtet jo funksional." - thotë ai.
Ai nuk është i mërzitur me Presidentin Donald Trump, për të cilin Thompson votoi vitin e kaluar.
“Unë mendoj se Trump është një biznesmen i mirë dhe ka për ta parë vlerën që ofron bujqësia." - thotë Gerald.
Si shumica e amerikanëve, Thompson nuk është dakord me punën e Kongresit, me politikanët që duhet të hartojnë ligjin më të rëndësishëm për mirëqenien e tij: Ligji i ri për Fermat.
“Deri më sot ligji i mëparshëm na ka dhënë njëfarë sigurie,"- thotë Thompson.
Ligji i tanishëm siguron fonde federale prej 100 miliardë dollarësh për programe për blerjen e ushqimeve për të varfërit, subvencione për sigurinë e të mbjellave dhe pagesa të drejtpërdrejta për fermerët, të cilat i mbrojnë ata nga luhatjet e çmimeve të prodhimeve të tyre.
Këto pagesa të drejtpërdrejta nuk shiheshin me sy të mirë nga publiku, prandaj Kongresi i pakësoi ato. Por ato mund t'i kishin ndihmuar fermerët vitet e fundit…
“Kemi prodhuar pa masë misër dhe bathë, çmimet janë janë tepër të ulëta dhe ekonomia e fermës është në gjendje shumë të keqe. Ky do të jetë viti i katërt rresht që të ardhurat e fermës ulen," - thotë fermeri.
Fermeri nga Ilinoi Wendell Shauman punon me nxitim për mbjelljen e sojës, i shtyrë nga faktori i sezonit dhe i motit. Por ai është mjaft i shqetësuar për prodhimet që ndodhen nëpër magazina."
“Prej shumë kohësh çmimi i prodhimeve tona është tepër i ulët, njerëzit shpresojnë se do të jetë më mirë, por në fakt gjatë dy javëve të fundit gjendja është keqësuar."
Çmime të ulëta për drithërat, magazina të mbushura plot me prodhime, pakësimi i pagesave të drejtpërdrejta, kjo është gjendja e bujqësisë ndërsa fillojnë negociata për Ligjin e ri të Fermave. Fermeri Shauman pret të ketë shkurtime të tjera.
"Ne kemi ndikim shumë të pakët në politikë,"- thotë ai.
Por ky nuk është problemi kryesor për fermerin Gerald Thomson:
“Rreziku më i madh vjen nga diçka që nuk ke kontroll, siç është moti."
Në mënyrë ironike, moti i keq mund t'i ndihmojë fermerët këtë vit. Mungesa e shirave mund të bëjë që prodhimet të jenë më të pakta, gjë që mund t'i rrisë së tepërmi çmimet e prodhimeve të tyre.
Facebook Forum