Lidhje

Festivali i Lituanisë


Ditët e lavdishme të kalorësve të Tempullit janë ringjallur në festivalin e përvitshëm që zhvillohet në Lituani. Ky festival gjithashtu pasqyron traditat, punimet artizanale dhe atmosferën e jetës në periudhën kalorsiake të mesjetës.

Nën qiellin e nxehtë të Lituanisë, kalorësit janë përleshur mes tyre me shpatat karakteristike dhe kanë sjellë në kujtesë ditët kur ligji kalorsiak i kalorësve të Tempullit ishte në fuqi dhe respektohej nga të gjithë.

Kalorësit e Tempullit ishin një urdhër ushtarak i krishterë i kishës katolike i themeluar në shekullin e 12-të.

Kështjella e Trakait në Lituani, ku u zhvillua festivali është 36 kilometra larg kryeqytetit të vendit Vilnius. Ajo u ndërtua në shekullin e 14-të dhe mbrojti Lituaninë nga kërcënimi i kalorësve Teutonikë.

Por përveç betejave dhe ndeshjeve kalorsiake me shpata, në festivalin e Lituanisë u paraqitën edhe aspkete nga jete mesjetare e në Kështjellën Trakai. Prodhimi i monedhave të floririt dhe të argjendit kanë qenë traditë në këtë zonë që në shekullin e 10-të.

Gjithashtu nëpër tavernat tradicionale ofroheshin ushqime dhe gatime të shërbyera nën kontekstin historik e kulturor të kohës.
XS
SM
MD
LG