Lidhje

Festivali i qershive në Uashington


Mijëra njerëz vërshojnë këto ditë në një nga pikat më tërheqëse dhe popullore në pranverë në Uashington.

Pemët e qershive janë në lulëzim e tyre të plotë, në kohë për paradën e së shtunës të Festivalit Kombëtar të Qershive.

Mijëra pemë të rreshtuara në liqenin artificial të kryeqytetit përballë memorialit të Jeffersonit ishin një dhuratë e Japonisë për Shtetet e Bashkuara në vitin 1912, si simbol i miqësisë.

Festivali tre-javor promovon bukuritë natyrore, artit dhe kulturës; ai vazhdon deri të dielën.
XS
SM
MD
LG