Lidhje

Ndihmat e OKB-së për viktimat në Filipine


Kombet e Bashkuara thonë se kanë siguruar vetëm pak më tepër se një të tretën e parave të nevojshme për të dërguar ndihma në Philippine, 12 ditë pasi rajoni qëndror i vendit u shkatërrua nga tajfuni Hejan.

Një zyrtare e Kombeve të Bashkuara që punon për koordinimin e ndihmave humanitare në Filipine i tha Zëritt ë Amerikës se për të arritur synimin e OKB-së për fondin e ndihmave do të nevojitet një përpjekje e përbashkët.

Kombet e Bashkuara po kërkojnë të grumbullohen 301 milionë dollarë ndihma emergjente për të mbuluar shpenzimet për 6 muaj për qindra mijëra të zhvendosurit nga tajfuni Hejan.

Zyrtarja e OKB-së, e cila sapo është kthyer nga një vizitë në Filipine, tha se shifra e ndihmave ndosata do të rritet në ditët në vazhdim, me njohjen më mirë të nevojave që kanë banorët e prekur nga fatkeqësia.

XS
SM
MD
LG