Presidenti i Filipineve Benigno Aquino premtoi të qëndrojë në zonat e prekura nga tajfuni në qendër të vendit, derisa të jetë i kënaqur me përpjekjet për të ndihmuar të mbijetuarit nga stuhia shkatërrimtare e 8 nëntorit.
Zoti Aquino e bëri premtimin sot ndërsa vizitoi ishujt Samar dhe Leyte, ku mijëra njerëz vërshuan në kisha për lutjet e javës.
Të mbijetuarit e tajfunit Haiyan vërshuan në kishat e rënuara sot, duke u lutur për jetët e tyre dhe duke kujtuar më shumë se 3 mijë vetë që gjetën vdekjen nga nga stuhia historike.
“Kjo është e vetmja kohë, ky është i vetmi vend ku ne mund të shkarkojmë të gjitha gjërat që ndjejmë për shkak të besimit tonë dhe me të, ne ndjehemi të sigurtë, me Zotin”.
“Edhe pse jemi në vështirësi dhe dhimbje për ata që humbëm, dhe vështirësitë këtu sepse jemi të pastrehë në shtëpi, ne ende kemi forcë dhe falënderoj Zotin, sepse kemi mbijetuar”.
Mijëra kilometra larg në Hong Kong, rreth një mijë filipinas të krishterë evangjelist mbajtën një shërbesë për viktimat e tajfunit Haiyan, duke grumbulluar fonde dhe donacione për t’i dërguar në atdhe. Përpjekjet e ndihmave po marrin inerci në Filipine ku punonjësit janë munduar të arrijnë viktimat në zonat e prekura më të largëta.
Sot, presidenti Benigno Aquino vazhdoi të dëgjoi kritikat mbi ritmin e shpërndarjes së ushqimeve. Ai filloi vizitën e tij në zonat e prekura në lindje të ishullit Samar, ku stuhia preku token nëntë ditë më parë.
“Dua të theksoj se qeveria ka vullnetin e mire. Ka shumë vende, të paktën 28 vende që po na ndihmojnë në operacionet tona. A mund të bëjmë më shumë? Sigurisht, por do të ishte më e lehtë dhe më shpejt në se të gjithë ndihmojnë”.
Ndihma ndërkombëtare vazhdon të vërshojë në Filipine, me shumë vende, përfshi Shtetet e Bashkuara që kanë dhënë ushqime, ujë dhe pajisje mjekësore për fshatrat e largëta.