Lidhje

Fillon të shfaqet filmi "My Week with Marilin"


Fillon të shfaqet filmi "My Week with Marilin"
Fillon të shfaqet filmi "My Week with Marilin"

Filmi i Simon Kurtis "My Week with Marilyn" “Java ime me Merilin” është një histori dashurie mes, ndihmës regjisorit Kolin Klark, dhe Marilin Monrosë gjatë xhirimit 7 javësh në Londër të filmit "The Prince and the Showgirl." Filmi "My Week with Marilin" bazohet në autobiografinë e Kolin Klarkut dhe është një studim i personazhit Monro nëpërmjet syve të Klarkut, që kishte rënë në dashuri me të.

Në verën e vitit 1956, aktorja e njohur Monro dhe aktori britanik, Lorenc Oliver, po aq i njohur, morën pjesë së bashku në xhirimin e komedisë “The Prince and the Showgirl” në Londër.

Filmi "My Week with Marilyn" bazohet në përvojën e Kolin Klarkut gjatë atij xhirimi dhe javën që ai kaloi me aktoren e famshme. Monronë pasqyrohet nga vështrimi i Klarkut, i biri i një aristokrati anglez, që punonte për herë të pare në xhirimin e një filmi.

Asnjeri, as edhe vetë Klarku, nuk priste që një ndihmës-regjisor i ri t’i afrohej aq shumë yllit amerikan. Por gjatë xhirimit, Monro u miqësua me Klarkun dhe për të ajo ishte e dashura e tij e parë.

Në film, Monro është symbol seksi por është edhe delikate dhe përjeton vështirësi.

Suksesi i saj i madh dhe martesa me regjisorin Arthur Miller nuk i japin fund vetmisë dhe pasigurisë së saj.

Mishell Uilliams interpreton plot energji dhe ndjeshmëri personazhin e paqëndrueshëm të superyllit Monro. Montazhi i shkëlqyer e nxjerr edhe më në pah portretizimin e Monrosë nga Uilliams.

“Shpresoj që interpretimi im të japë të plotë karakterin e Marilin Monrosë dhe që ajo, nëpërmjet meje ose pranisë së saj, të zmadhohet dhe që audience të mësojë gjëra që nuk dihen aq shumë rreth saj, inteligjenca dhe solidarizimi me të tjerët, dëshira e saj e madhe që të shihej si artiste serioze”.

Sipas librit të ‘ Klarkut, superylli kishte shpresuar ta fitonte këtë respekt, duke luajtur krahas Olivierit në komedinë "The Prince and the Showgirl." Por marrëdhëniet mes tyre rezultuan të vështira, madje gjatë xhirimit ata u prishën fare dhe vetë filmi ishte një dështim.

Në filmin "My Week with Marilyn," Keneth Branag luan Sër Lorenc Olivierin, si ‘ njeri i hijerëndë dhe i paduruar.

“Para se të njihej me Marilin Monronë, ai shihej si një njeri mjaft i respektuar. Dhe ky është problemi. Ai dëshiron të mbetet i ri dhe i famshëm. Ai do që Marilin ta ripërtërijë atë. Por kjo është një kërkesë e vështirë. Imagjinata e tij dhe realiteti përfundojnë në dy gjëra krejt të ndryshme”.

Ndërsa marrëdhëniet mes tyre përkeqësohen, Kolin Klark, i interpretuar nga aktori Eddie Redmayne arrin ta shpëtojë Monronë. Dashuria e tyre bëhet tema kryesore e filmit, gjatë të cilit spektatori shikon edhe dështimin e martesës së tretë të Monrosë, depresionin dhe rrëshqitjen e saj në vetëshkatërrim.

Ndërsa Kolin Klark i kërkon asaj në film që t’i kthehet jetës normale dhe të harrojë Hollivudin, filmi tregon gjithashtu se ajo nuk mund ta bënte këtë. Fama e ushqente atë po aq sa edhe e konsumonte.

XS
SM
MD
LG