Lidhje

Urdhër arresti për regjisorin e filmit anti-amerikan


Një gjyqtare federale amerikane ka urdhëruar arrestimin e regjisorit të një videoje anti-Islamike që ka ngjallur disa javë protestash vdekjeprurëse në mbarë botën myslimane.

Gjyqtarja Suzanne Segal urdhëroi dje që Nakoula Basseley Nakoula të mbahet pa dorëzani për shkeljen e kushteve të lirimit të tij në lidhje me mashtrim bankar në vitin 2010.

Në vendimit e saj, Segal tha se gjykata ka një "mungesë besimi" tek i pandehuri me shënimin se Nakoula mund të largohej nga vendi.

Prokurorët federalë thonë se 55-vjeçari Nakoula ka bërë tetë shkelje të kushteve të lirimit të tij duke përfshirë mashtrimin e oficerëve që e mbikqyrnin dhe përdorimin e emrave të rremë.

Nakoula - identiteti i vërtetë i të cilit është Sam Bacile, regjisor i filmit "Pafajësia e Muslimanëve" - është marrë në paraburgim shkurtimisht më parë këtë muaj për t'u marrë në pyetje.

Filmi që përshkruan profetin Muhamed si një musliman të devijuar ndezi një valë protestash anti-amerikane që kanë lënë disa njerëz të vdekur.
XS
SM
MD
LG