Lidhje

Personazhi i Winston Churchill përmes filmit “Darkest Hour”


Filmi “Darkest Hour” një dramë historike e regjizorit të njohur Joe Wright, tregon se si Winston Churchill nxiti britanikët të luftonin Gjermaninë naziste në fillim të viteve 40-të. Edhe pse i bazuar në fakte historike, filmi shtjellohet si një trillim politik duke dhënë detaje mbi vendimin e debatuar të Churchillit për futjen e Anglisë në luftë. Korrespondetja e Zërit të Amerikës, Penelope Poulou, foli me aktorin kryesor të filmit Gary Oldman, i cili luan rolin e udhëheqësit britanik.

Filmi “Darkest Hour”
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:43 0:00

Në pranverën e vitit 1940, Perëndimi po humbiste luftën kundër Gjermanisë. Nazistët kishin pushtuar Belgjikën dhe Francën ndërsa Britania ishte në prag të kapitullimit. Ndërsa forcat britanike ishin bllokuar në qytetin bregdetar francez, Dunkirk, në një akt të dëshpërtuar të minutës së fundit, parlamenti britanik zëvendësoi kryeministrin konservator Neville Chamberlain, i njohur për politikën e tij zbutëse ndaj Hitlerit, me Winston Churchill, i cili mbështeste luftën kundër nazistëve.

Personaliteti i fuqishëm dhe shpërthyes i Churchillit nuk i dha mundësinë të bënte shumë miq. Madje as Mbreti George VI nuk ishte fillimisht mik me Churchillin. Por, filmi “Darkest Hour” zbulon cilësitë e tij si një udhëheqës i ashpër, i cili luftoi frikën dhe pasiguritë e tij dhe nxiti Britaninë drejt fitores kundër nazistëve.

Regjisori Joe Wright thotë se ishte sjellja ajo që e tërhoqi tek personazhi:

“Ishte elementi i dyshimit. Ideja se dyshimi i tij ishte elementi kyç për marrjen e vendimeve të zgjuara. Kjo m’u duk vërtet interesante.”

Gary Oldman ofron një aktrim të fuqishëm në rolin e Churchillit. Ai thotë se fillimisht hezitoi të pranonte rolit të një pesonazhi kaq të fuqishëm, por përfundimisht e pranoi sfidën:

“Duhet të interpretoja fjalë të fuqishme si -‘duhet t’i luftojmë në bregdet. Nuk kam asgjë për t’u ofruar përveç gjakut, lodhjes, lotëve dhe djersës.”

“I studiova pamjet dhe ajo që filloi të më shfaqej ishte një burrë vital, i çiltër, i paturpshëm, plot me dinamikë dhe jetë, karizmatik dhe i këndëshëm” , thotë zoti Oldman.

Filmi tregon rrezikun që Churchilli dhe Britania ndërmorën, për futjen në luftë kundër tiranisë në një kohë që dukej pothuajse e kotë. Ky film ka vlera historike dhe kinematografike si dhe përcjell mesazhin se demokracia duhet mbrojtur me çdo çmim.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG